Në përleshjet mes ushtrisë sudaneze dhe njësive paraushtarake kanë humbur jetën 330 persona dhe janë plagosur 3200 persona, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ministri i Shëndetësisë i Sudanit, Haitham Muhammad Ibrahim, pretendon se më shumë se 600 njerëz janë vrarë në Sudan që nga fillimi i konfliktit midis ushtrisë sudaneze dhe grupit paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF).
Situata në Sudan është përshkallëzuar për shkak të mosmarrëveshjeve midis shefit të ushtrisë sudaneze Abdel Fattah al-Burhan, i cili është gjithashtu kreu i Këshillit Sovran në pushtet, dhe Mohammed Hamdan Dagal, i cili është zëvendës i al-Burhan në Këshill.
Mosmarrëveshjet e tyre rezultuan më 15 prill në një konflikt të armatosur që filloi pranë bazës ushtarake në Merowe dhe në kryeqytetin, Khartoum.