‘Tulipanët’ nuk gabojnë, mposhtin Austrinë dhe marrin kreun e grupit

Holanda vijon rrugëtimin fantastik në Kampionatin Europian, duke rrëmbyer një fitore të pastër 2-0 ndaj Austrisë. Në “Johan Cruff Arena” ndeshja nisi me një ritëm të lartë, teksa vendasit do të gjenin shumë shpejt rrugën e rrjetës. Në minutën e 10-të, Alaba shkel brenda zonës Dumfries, teksa për arbitrin s’ka dyshime për penallti pas këqyrjes së pamjeve nga VAR. Nga pika e bardhë shkoi Depay, i cili nuk gaboi nga 11 metra.

Në fillimin e fraksionit të dytë De Vrij vendosi në provë reflekset e portierit austriak. Në të 67-tën Malen del mjaft mirë me një kundërsulm të shpejt, teksa në fund shërben Dumfries, i cili e ka të thjeshtë për ta dërguar topin në kuadrat. Austria përpiqet që të japë sinjale shprese me David Alaba-n, i cili lëshon një goditje shumë të fortë nga distanca, por për fatin e tij të keq topi shkoi jashtë kuadratit të Stekelenburg.

“Tulipanët” me këtë fitore marrin kreun e Grupit C me 6 pikë, e ndjekur nga Ukraina dhe Austria me nga 3 pikë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *