“Nuk e shoh në planet e mia”/ Çfarë po planifikon? Luizi indiferent ndaj Kiarës

Qëndrimi i ftohtë i këngëtarit ndaj Kiarës është vënë re edhe nga vetë moderatorja, e cila herë pas here e ka pyetur nëse ka ndonjë shqetësim por është përballur me “indiferentizmin e tij”.

Por duket se pas kësaj, qëndron një rreng i Luiz Ejllit i cili po përgatit propozimin për martesë për Kiara Titon.

Teksa ndodhej në dhomën e rrëfimit, ai ka lënë hapur mikrofonin dhe biseda e tij është dëgjuar në audio.

“Do ishte shumë mirë sikur Kiara ta kuptonte ose ta pranonte që i ka ardhur fundi tani, kjo lidhje nuk ecën më, ishte e bukur sa zgjati dhe le të mbyllet këtu. Çdo gjë e ka një fillim dhe një fund, do kemi kujtime të bukura. Kam lojën shumë më të rëndësishme, për hir të së vërtetës nuk e shoh Kiarën në planet e mia për të ardhmen. Besoj me aq sa e kemi respektuar njëri-tjetrin uroj të më kuptojë dhe pse jo të mbesim shokë të mirë edhe jashtë tek e fundit. Nuk e kam pasur për qëllim t’i bëj gjë të keqe, përveçse të kaloj mirë me të”, tha ai gjatë bisedës në dhomën e rrëfimit.

Por në fund, këngëtari la të nënkuptohet se do i propozojë për martesë moderatores dhe theksoi “po luaj me zjarrin”.

“Ku, ku, ku po luaj me zjarrin. Të ma bëjë ajo mua këtë punë, s’më intereson hiç, jo të më propozojë për martesë por s’di çfarë”, tha Luiz Ejlli.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *