Grabitjet ndaj të miturve në Greqi duket se po kthehen në një fenomen të përditshëm. Mediat vendase shkruajnë se dy 16 vjeçarë janë bërë pre e sulmuesve në rrugë në zonën e Athinës dhe Moschatos.
Sipas mediave, ngjarja e parë ka ndodhur rreth orës 22:30 në rrugën Aesopou në Athinë kur një 16-vjeçar ka marrë kërcënime nga një mik nga Shqipëria për t’i dhënë celularin. Pas verifikimeve nga policia është bërë i mundur ndalimi i shqiptarit sulmues.
Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe në Moschato, rreth orës 22:50, kur një djalë 16-vjeçar është sulmuar nga persona të panjohur, të cilët e kanë bllokuar atë dhe i kanë marrë një altoparlant portativ, ndërkohë po punohet për kapjen e autorit.