18-vjeçari që vrau me thikë të riun: Pretendimet e tij…

Dëshmia e Axel Hoxhës i cili vrau me thikë 20-vjeçarin në Tiranë është zbardhur një ditë pasi u vetë dorëzua në polici.

I riu është shprehur se konfliktet mes tij dhe viktimës kanë qenë të vazhdueshme dhe ka pretenduar se 4 muaj para krimit, 20-vjeçari e kishte dhunuar pas një konflikti mes tyre.

Ai ka treguar para hetuesve se viktima e akuzonte se i kishte shqetësuar të dashurën, gjë të cilën e ka mohuar duke thënë se “komunikimin dhe takimet me vajzën ishin të pashmangshme për arsye se ishin në të njëjtën klasë”.

Hoxha ka treguar se kishin biseduar me 20-vjeçarin dhe për t’u takuar dhe sqaruar lidhur me konfliktet e mëparshme që kanë pasur, por natën e krimit e kishte parë rastësisht.

“Qëllimi ka qenë të bisedonin”, tha ai duke pretenduar se viktima në atë moment ka nisur të flasë me tone të larta, gjë që sipas tij ka agravuar situatën.

Ai ka pretenduar se thikën e ka pasur me vete rastësisht. Gjithashtu ka treguar se ai ka treguar se miku i tij, Enzi Maze, i arrestuar pak orë pas ngjarjes nuk kishte lidhje me ngjarjen pasi ka qenë rastësisht i pranishëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *