Temperatura deri në 33 gradë! Pasditja sjell dendësim vranësirash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe me vranësira të lehta.

Sipas MeteoAlb deri në mesditë vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë.

Sot temperaturat do të kenë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga 13°C në 24°C, në zonat e ulëta nga 20ºC në 31°C dhe në zonat bregdetare nga 23°C në 33°C.

Parashikohet që pasditja të sjell dendësim të vranësirave duke gjeneruar shira aftashkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike në zonat lindore, duke lënë pjesën tjetër të vendit me kthjellime.

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *