Paul Scholes ju hakërrye Anthony Martial pasi Manchester United u largua nga Europa League kundër Sevillas.
Ndeshja e dytë çerekfinale u nis si një ndeshje e barabartë, pasi autogolat e vonshëm në Old Trafford nga Tyrell Malacia dhe Harry Maguire e gjunjëzuan Unitedin, dhe skuadra e Erik ten Hag më pas ra në një humbje të tmerrshme 3-0 në Spanjë pasi u mund 5-2 në total.
Maguire dhe David de Gea të dy patën netë për t’u harruar në Spanjë, gabimet e tyre i dhanë Sevillas dy nga tre golat e tyre.
Sevilla tregoi edhe njëherë dhëmbët në këtë kompeticion, pasi luftojnë për të arritur suksesin e tyre të 7 në finalen e Europa League.
Ndërsa United ishte tepër i dobët në mbrojtie, ishte Martial ai që e la Scholes të frustruar, pasi francezi çaloi në fillim të pjesës së dytë me një tjetër dëmtim.
Duke parë përpara afatit kalimtar të verës, Scholes këmbënguli se ish-klubi i tij duhet të veprojë për të zëvendësuar Martialin .
“Mendoj se Anthony Martial është një djalë i talentuar, por shoh se kur situata bëhet e vështirë, kur ai nuk e tregon veten e tij, ai nuk ka shumë zemër për këtë. “