Barcelona gati të ‘rrëmbejë’ mesfushorin e Pep Guardiolës tek City

Sipas mediave spanjolle, Barcelona është gjithnjë e më e sigurt për nënshkrimin e yllit të Manchester City, Ilkay Gundogan.

Klubi katalanas do t’i ofrojë atij një kontratë dyvjeçare me opsionin për ta shtuar nëse paraqitet mire në sezonin e mëtejshëm .

Zemra e mesfushorit të Manchester City është e vendosur për një lëvizje në Katalonjë, por dëshiron të sigurojë që regjistrimi i tij me skuadrën spanjolle nuk do të jetë një problem.

Trajneri Xavi Hernandez thuhet se është një admirues i madh i mesfushorit gjerman dhe e sheh shkathtësinë e tij si një aset të madh për sezonin e ardhshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *