Sekuestrohen tre ton kokainë brenda nëndetëses në brigjet e Spanjës

Në ujërat e Spanjës janë gjetur tre ton kokainë në nëndetëse.

“Kamp, klaustrofobik dhe primitiv”, këto janë fjalët që u përdorën për të përshkruar brendësinë e “narko-nëndetëses” së parë.

Ekuipazhi përfshinte dy kushërinj nga Ekuadori dhe një ish-boksier spanjoll, të cilët e nisën udhëtimin e tyre nga një pyll tropikal i Amazonës. Brenda nëndetëses ishin 3 ton kokainë me vlerë më shumë se 150 milionë dollarë.

Mirëpo misioni i tyre nuk shkoi ashtu siç duhet. Autoritetet e zbatimit të ligjit, duke përfshirë Agjencinë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar (NCA), gjurmuan nëndetësen në fund të vitit 2019 dhe tre burrat u arrestuan në brigjet e Galicia në Spanjë dhe u burgosën.

Vlera e drogës vlerësohet rreth 150 milionë dollarë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *