Këngëtari i njohur rrëfen ndjesitë e tij pas agjërimit: Mësova shumë për vetëdisiplinë

Sot, shqiptarët festojnë Fitër Bajramin, ditën kur agjërimi i tyre i muajit të Ramazanit përfundon.

Një nga personazhet publik i cili ka agjëruar është edhe këngëtari i njohur Yll Limani. Ai tregoi se ka agjëruar për herë të parë.

Pa konsumuar ushqim dhe ujë, artisti tregoi se e kishte më të lehtë ta kuptonte si ndjehet dikush që nuk ka. Këtë muaj Ylli ia dedikoi pastrimit shpirtëror, rregullimit të sjelljeve dhe qëllimeve të tij.

Në një postim në InstaStory, këngëtari shkruan:

“Ky ka qenë Ramazani i parë që e kam agjëru fillim-fund. Mësova shumë për vetëdisiplinë, me pas kujdes, ç’ka them, shoh, nij, mendoj edhe boj. Pa bukë e ujë, e kupton shumë më mirë dikon që nuk ka.

Gjatë ton muajit kam reflektu, ku jom, ku po du me shku edhe çka jom tu bo mirë ose keq. Msova që përnime nuk kom për çka me u anku: fokusohu në çka ki edhe ji falenderues 24 orë në ditë.

Ma e rëndësishmja, m’u rikonfirmu edhe nihere fuqia e qëllimit: kur e ki të qartë çka po don, gjithçka osht e mundshme. Zoti na pranoftë agjërimin!”– shkruan ai.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *