Veliaj me banorët e Njësisë 10: PS mbjell pemë, punë dhe projekte

Në ecjen me banorët në Njësinë 10, me të cilët mbolli edhe disa pemë, kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj tha se Partia Socialiste është forca që e çon përpara qytetin me punë. Ai shtoi se sot po ndërhyhet në çdo xhep të lagjeve të qytetit, e kjo do të vazhdojë derisa të preket çdo zonë.

“Në Rrugën e Durrësit bëmë gjithë rrjetin e ujësjellësit, po ashtu bëmë edhe sheshin “Bukureshti”, kurse para ca muajsh bëmë rr. “Kont Urani”. Fakti që kemi punuar çdo ditë, është garanci se edhe në datën 15 maj, edhe datën 16 maj, edhe në qershor, në korrik, në gusht, do të jemi duke bërë këtë punë. Ndaj, dua që të mbajmë ritmin në të gjithë kantierët, cep e më cep. Ka gjithmonë njerëz që do gjëjnë alibi pse s’duhet punuar, pse duhet të shkojmë mbrapa. Unë besoj se qyteti ka parë hajër nga puna jonë. Edhe kur filluam investimet e para me shkollën “Qemal Stafa” dhe gjithë rrugicat edhe rrugët, edhe sot që do fillojmë shkollën e re “Avni Rustemi”, edhe me kopshtin e vjetër që u prish dhe do bëhet i riu, edhe me fushat e tenisit, edhe me shkollën time të vjetër “Dora d’Istria”, për sa kohë që kemi punuar në çdo cep, do të thotë se duhet ta mbajmë këtë ritëm”, tha Veliaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *