Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka zhvilluar ditën e sotme një takim elektoral me kreun e bashkisë së Shkodrës, Fatmir Mediu. Këshilltarët e Partisë Republikane shprehën mbështetjen e tyre për Spahian në zgjedhjet e 14 Majit.
Spahia tha se Shkodra nuk i është dorëzuar dhe nuk do i dorëzohet dhunës së pushtetit të Edi Ramës. Nga ana tjetër, Fatmir Mediu uroi shkodranët për festën e Fitër Bajramit dhe theksoi rolin e rëndësishëm që ka besimi në Zot edhe në bindjen dhe sjelljen tonë në politikë.
Ai shtoi se e majta po shkatërron familjen, nuk na njeh si nënë e babë, por si numra, “Nuk na njeh si kombe, por si njerëz pa atdhe dhe pa fe, Për ta nuk ka histori, tradita.
Patriotizmi dhe shqiptarizmi, këto virtyte që mbajnë cdo komb, janë atavizëm i botës së tyre moderne, Të flasësh për Shqipëri, Kosovë e komb shqiptar është nacionanalizëm, të flasësh për miqësinë me Vuçiçin është Europianizëm”, u shpreh Mediu.