Mungesa e kapakëve të pusteave të ujërave të zeza në Pedonalen e Bulqizës vijon të mbetet një fenomen shqetësues për banorët. Ata thonë se persona të ndryshëm i vjedhin kapakët gjatë natës e më pas i shesin në pika grumbullimi të hekurit.
Të shqetësuar për situatën, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ana e autoriteteve pasi fëmijëve mund t’u rrezikohet jeta nëse rrëzohen brenda në puseta.
Si rrjedhojë e kësaj problematike, në qytetin e Bulqizës janë shpeshtuar dhe përmbytjet gjatë ditëve me reshje shiu pasi të gjitha pusetat bllokohen./Top Channel