14 maji, Bardh Spahia: Shkodra s’blihet, s’jemi patericë e qeverisë

Kandidati i Koalicionit Meta-Berisha për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia, zhvilloi një takim me strukturat e partisë të cilëve u siguroi se fushata për zgjedhjet e 14 majit nuk do të jetë aspak një fushatë e lehtë.

“Të rinj dhe të reja ju falënderoj për organizimin e kësaj fushate elektorale, e cila duhet thënë se nuk do jetë një fushatë e thjeshtë, do të jetë një fushatë intensive

Mosbashkëpunimin me qeverinë aktuale Bardhi e cilësoi si një sulm armiqësor i kësaj të fundit ndaj shkodranëve, duke kërkuar prej tyre votën për një mandat tjetër në mënyrë që të mos kthehen në patericë e qeverisë.

polNe do t’ia dalim se edhe më 14 maj t’i tregojmë të gjithëve se Shkodra jonë, qyteti jonë, nuk mund të thyhet, nuk mund të blihet dhe nuk mund të kthehet në një patericë apo në një mbështetje të një qeverisje e cila më shumë se kërkush dhe asnjëherë prej 10 vitesh tregon një armiqësi të thellë karshi Shkodrës dhe bashkëqytetarëve tanë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *