Denoncimi/ Rrëzohet pisha, bllokohet rruga në Fier, autoritetet asnjë masë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka denoncuar bllokimin e rrugës në Qafë të Koshovicës në Fier. Baçi është shprehur se kjo pishë e madhe ka rrezikuar jetën e banorëve dhe shoferëve të makinave që lëvizin në këtë rrugë, ndërsa autoriteti vendor nuk ka marrë asnjë masë pasi është shkëputur dhe rrjeti i energjisë elektrike.

Postimi i Baçit:

Bllokim i rruges ne Qafe te Koshovices ne Fier, nga nje pishe shume vjeçare, qe eshte rrezuar duke, shkeputur edhe rrjetin e energjise elektrike dhe duke krijuar nje situat tejet te rrezikshme per automjetet qe kalojne por edhe per banoret kembesor, qe jane te shumte ne kete zone!

Asnje reagim nga pushteti vendor, nga policia apo çdo institucion tjeter pergjegjes!

Ju bej thirrje institucioneve te shtetit, te marrin masa te menjehershme sa nuk eshte vone!

Çdo vonese ne kete situate te rrezikshme, mund te sjelle, pasoja te renda!”, shkruan Baçi.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *