Berisha kryetar në fletën e votimit/ KAS rrëzon kërkesën e “Bashkë Fitojmë”

Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të vendosur emrin e Sali Berishës krah emrit të koalicionit në fletën e votimit.

Të njëjtin vendim dha edhe KAS, që u ankimua më pas nga koalicioni opozitar. Pas shqyrtimit të ankimin, kolegji vendosi rrëzimin e tij.

Kështu, krah emrit të koalicionit në fletën e votimit do të jetë ai i Ilir Metës.

Më herët,  Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e kolaicionit ‘Bashkë Fitojmë’, që kishte kërkuar që logot e partive të mos vihen krahas fletës së votimit për kryetarë bashkie.

Ndërkohë u rrëzua kërkesa tjetër e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për të zëvendësuar emrin si drejtues të koalicionit duke vendosur emrin Sali Berisha në vend të Ilir Meta në përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për anëtarë të këshillit bashkiak në të 61 bashkitë e vendit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *