Trafiku i 613 kg kokaine/ Dënohet me 14 vite burg, ja si e pret vendimin Arbër Çekaj

Apeli i Posaçëm ka shpallur sot vendimin për Arbër Çekajn dhe të arrestuarit e tjerë për trafikimin e 613 kg kokaine, që u kap në Portin e Durrësit.

Apeli i GJKKO ka vendosur të dënojë me 14 vite burg Arbër Çekajn, ndërsa 10.8 vite burg ka dhënë për administratorin e kompanisë, Donaldo Lushajn, dhe 8.8 vite për shoferin Armando Pezakun.

Këto vite janë nga gjykimi i shkurtuar që përfitojnë të arrestuarit, ndërsa pa gjykim të shkurtuar Çekaj ka 21 vite burg, Lushaj 14 dhe Pezaku 10.

Arbër Çekaj nuk ka bërë asnjë reagim pas shpalljes së vendimit nga Apeli i GJKKO, por e ka pritur atë i qeshur.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *