Një tjetër plantacion kabanisi është zbuluar në Spanjë.
Mediat e huaja shkruajnë se në pranga kanë rënë katër shqiptarë që ishin përgjegjës për kultivimin e lëndës narkotike. Në zonë janë gjetur dhe sekuestruar rreth 820 bimë kanabis.
Autoritetet kanë monitoruar zonën dhe kanë rënë në gjurmët e trafikantëve në periferi të Ulldecona.
Godina ishte përshtatur me të gjitha mjetet për kultivimin e lëndës narkotike, që nga ndriçimi, vaditja apo produkte të tjera që përdoreshin nga trafikantët.