Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar boshatisjen e stadiumit në hapjen e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Ai është shprehur se ky fakt, i cili u diskutua shumë, nuk përbën aspak problem për të. Berisha theksoi se qëllimi i tij ishte të fitonte kamera, jo njerëz.
Sali Berisha: Ai takim kishte tjetër qëllim. Të fitoja kamera. Qëllimi ishte për mua që ata kandidatë të kishin mundësinë t’i adresoheshin shqiptarëve. Unë kisha si synim audiencën e kamerave, doja që kandidatët tu drejtoheshin shqiptarëve, përmes kamerave. Nuk kishte asnjë problem për mua edhe nëse zbrahej stadium. Unë kam shumë respekt për ata që erdhën, por unë u flas kamerave dhe përmes tyre, u flas të gjithë shqiptarëve. Ishte strategjia ime e komunikimit. Kishin pesë orë aty, nuk bëhen ashtu takimet me nga 5 apo 7 orë./AbcNews