Zhdukja e Thodhorit dhe Sulovarit në Sarandë, policia kontrolle intensive

Policia e Sarandës në bashkëpunim me forcat operacionale të Vlorës, prej disa orësh po zhvillojnë kontrolle intensive në zona të ndryshme për gjetjen e dy personave të zhdukur prej dy javësh, Leonard Thodhori e Fatmir Sulovari.

Kontrollet janë zhvilluar në zona të njësisë administrative Xarrë në Bashkinë Konispol, në një zonë midis Bashkisë Sarandë dhe asaj Himarë dhe në Qafë Gjashtë.

Mësohet se është ushtruar kontroll edhe në një automjet ndërkohë që një tjetër është sekuestruar nga policia.

Deri tani nuk është gjetur asnjë shenjë e të zhdukurve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *