Ditën e sotme moti parashikohet fillimisht i kthjellët prej orëve të mesditës dhe kryesisht ato të pasdites shtim vranësirash mesatare deri në të dendura.
Përgjatë ultësirës perëndimore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe të izoluara.
Në relievet kodrinore dhe sidomos ato malore reshjet e shiut me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.