Mëngjesin e sotëm Spitali Rajonal i Shkodrës është përfshirë nga flakët.
Bëhet me dije se zjarri ka rënë në katin e katërt të spitalin në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë.
Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Policia raporton se nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm demë materiale.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak.
Rreth orës 07:05, të mëngjesit të sotëm, në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër, në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë, ka rënë zjarr.
Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.
Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental.