Një shtetas shqiptar 35-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në aeroportin e Abruzzo-s pasditen e së enjtes 20 prill.
35-vjeçari ishte një nga pasagjerët e fluturimit Tiranë-Pescara dhe u ul në aeroportin e Pescarës në orën 14:00, ku menjëherë u arrestua nga oficerët e policisë kufitare.
Në fakt, për 35-vjeçarin ishte në pritje një urdhër burgimi prej 4 vitesh e 3 muaj, i lëshuar nga gjykata e Breschias në vitin 2020 për ngjarje të ndodhura në vitin 2012.