Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Elbasanin, Luçiano Boçi është shprehur se në këtë qytet është gjendje e vështirë ekonomike dhe ka pasiguri për jetën.
Ai ka deklaruar se kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja duhet të ikë vetë nga posti përpara se ta largojnë me votë.
Ai publikon një video në Facebook të qytetarëve të Elbasanit të cilët flasin për gjendjen e vështirë ekonomike të tyre.
“Ky është Elbasani që nuk mund të fshihet pas 16 vitesh! Në vend të fjalëve dhe premtimeve do të duhej njē ndjesë e madhe dhe një largim për këtë dështim spektakolar të atyre që kanë drejtuar”, shkruan Boçi.