Teksa Luiz Ejlli dhe Dea Mishel po qëndronin bashkë pasi kjo e fundit do i pikturonte në fytyrë një luan, ata i bënë thirrje publikut që kë të çonin të parin në finale.
Luizi tha se duhet ta çojnë të parin në finale, pasi kush duron Dean që i thotë ‘ta futa, të munda’. Ai shton se nëse Dea e jep fjalën që nuk e përmend asnjëherë këtë, atëherë le ta dërgojnë atë në finalen e madhe.
Nga ana tjetër, Dea Mishel i thotë publikut që ta çojnë këtë të shtunë në finale, pasi nuk e duron dot Luizin që i thotë ‘ti je kot, rri kot, erdhe kot’. Ajo shton se duhet të shpëtojë nga ky presion psikologjik i këngëtarit.
Duke qeshur ky i fundit shprehet se nëse shkon në finale, del në dhomë më vete dhe nuk ngacmon njeri. Luizi i kërkoi ‘Vëllait të Madh’ rulotin ose mund të shkojë edhe në burg.