Pas rifutjes në shtëpinë e ‘Big Brother’ Efi dhe Kiara kanë debatuar vazhdimisht me njëra-tjetrën, duke shkatërruar dalëngadalë raportin e tyre shoqëror që kishin krijuar më parë në shtëpi.
Ditët e fundit Efi është përfshirë në debate të hapura me Kiarën dhe Luizin, ku kanë hedhur fjalë fyese kundrejt njëri-tjetrit. Kjo sjellje e Efit ndaj Kiarës është komentuar nga familjarë të Kiarës, të cilët kanë reaguar pas përplasjeve të vazhdueshme mes tyre përgjatë ditëve të fundit.
Në një koment, tezja e Kiarës, Gena i është drejtuar Efit ku i thotë që të mësohet të mos mashtrojë se do të humbasë shumë.
“Kush tha që do iki Kiara moj Efi. Kujton se do rrish ti se je këputur për këtë Big Brother e di sa emocion ke dhënë ti. Dhe vetë po e kupton që dole jashtë loje mëso në jetë të mos shtiresh dhe mashtrosh se humb shumë”, shkruan tezja e Kiarës.