Që të enjten mbrëma Luiz Ejlli po i bën një lojë Kiara Titos, duke e lënë të kuptojë se ka diçka që nuk shkon mes tyre.
Moderatorja ka qenë gjatë gjithë kohës shumë e mërzitur, por ajo nuk e di se gjatë ‘Prime’-t të sotëm e pret një surprizë e madhe.
Ditën e sotme, Luizi e ka pyetur nëse është mirë dhe ajo i është përgjigjur ‘më mirë’. Nga ana tjetër, këngëtari shprehet se pasi i tha disa gjëra është më i qetë.
Ai shtoi se disa gjëra që nuk ka pasur guxim për t’ja thënë, i ka thënë te dhoma e rrëfimit, të cilat do t’i dëgjojë në spektaklin e mbrëmjes së sotme.
Biseda mes tyre:
Luizi: A je më mirë se dje?
Kiara: Po, më mirë jam. Ti si je?
Luizi: Qetë. Më i qetë pasi ti thashë ato fjalë, jam më i qetë
Kiara: Pasi mi the je më i qetë?
Luizi: Dhe një pjesë që nuk kam pasur guxim me ti thënë i kam thënë te dhoma e rrëfimit
Luizi: Janë gjëra që duan përgjigje dhe unë i dhashë. Do i shohësh në darkë, më beso