KQZ ndan fondet për fushatën/ “Pjesën më të mirë të tortës” e merr PS, ja lista

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme fondet që do të marrin partitë politike për fushatën e zgjedhjeve lokale.

Partia Socialiste ka marrë pjesën më të madhe të fondit prej 97 mln lekë, duke qenë se ka pasur edhe rezultatin më të lartë në zgjedhjet e vitit 2015.

Konkretisht Partia Socialiste ka përfituar 42.8 mln lekë dhe ndiqet nga Partia Demokratike e cila përfiton 24.9 mln lekë. Partia e Lirisë ka marrë 15 mln lekë, ndërsa Berisha nuk do të marrë asnjë fond në këto zgjedhje, duke qenë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e njeh si subjekt zgjedhor.

Fondi 97,064,530.08 lekë u shpërnda si më poshtë vijon:

  1. Partia Demokratike (PD) 24.963.584.24 lekë
  2. Partia Republikane (PR) 3,012,429.13 lekë
  3. Partia Aleanca Progresiste L.ZH.K 1,100,255.80 lekë
  4. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 42.833,466.73 lekë
  5. Partia e Lirisë (PL) 15,594,215.8 lekë
  6. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) 4,260,606.71 lekë
  7. Partia Fryma e Re Demokratike (FRD) 1,194,064.75 lekë
  8. Partia Demokracia Sociale (PDS) 1,123,779.90 lekë
  9. Partia Socialdemokrate (PSD) 0 lekë
  1. Bindja Demokratike (BD) 639,798.69 lekë
  2. Partia e Gjelbër (P.GJ) 797,915.09 lekë
  3. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK) 448,974.27 lekë
  4. Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK) 532,820.88 lekë
  5. Partia Uniteti Kombëtar (PUK) 562,618.08 lekë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *