Amerikanët po konsumojnë më shumë marijuanë se çokollata pas legalizimit në disa shtete federale.
Sipas një studimi të revistës MJBizDaily, konsumatorët shpenzuan afro 30 miliardë Dollarë në shkallë kombëtare për të blerë marijuanë. Bëhet fjalë për 10 miliardë Dollarë më shumë se shpenzimet për të blerë çokollata.
Konsumi i marijuanës është i ligjëruar në më pak se gjysmën e shteteve federale amerikane, në vetëm 23 prej tyre.
Me këto ritme përllogaritet që brenda 5 viteve të ardhshme, shitjet në rrugë ligjore gati të dyfishohen duke arritur në 57 miliardë Dollarë.