Shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela, ka reaguar pas deklaratës të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit ka folur sot për “pushtim të plotë të veriut” pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit.
Vela thotë se deklarimet e tilla tregojnë se presidenti serb është totalisht i çmendur.
Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani tutje ka thënë se Vuçiç duhet ose të ndryshojë “dealer-in” e tij ose të ndërrojë skaletën që po përdor.
“Këto deklarata të Vuçiçit dëshmojnë se ai është totalisht i çmendur! Ai ose duhet të ndryshojë dealer-in ose skriptin që po përdor. Vuçiç po dëshmon çdo ditë se ai është pengesa kryesore për paqen dhe stabilitetin në rajon me qëllimet e tij hegjemoniste dhe retorikën e tij të fortë”, ka shkruar Vela.