Igli Cara, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Durrësit, ka publikuar pamjet nga një rrugë në Spitallë .
Ajo ishte plot gropa me ujë, ndërsa Cara shkruan se kjo gjendje e rrugëve të amortizuara është si në qendër të qytetit, ashtu edhe në periferi.
Ai shprehet se do të jetë në këto zona si gjatë fushatës, por edhe pas zgjedhjeve të 14 majit, për të dëgjuar problematikat e banorëve të zonës.
Reagimi i Carës:
Përballë propogandës sfidon realiteti. Kjo rrugë është në Spitallë. Në të gjithë Durrësin ka rrugë të amortizuara në të njëjtën gjendje, si në qendër, ashtu edhe në periferi. Do te jem aty dhe kudo, jo vetëm tani, por edhe pas 14 majit për të zgjidhur problemet dhe shqetësimet e banorëve të Durrësit.
Në 14 Maj, bashkë bëjmë ndryshimin!