Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet lokale në bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha, është shprehur se kryebashkiaku aktual po i bën presion administratës.
Gjatë një interviste ai tha se i ka bërë thirrje edhe zyrës së DEA-s në Tiranë që të shkojë në Vorë dhe të shohë se si përdoren paratë e krimit.
Sipas Hoxhës, administratës po i kërkohen nga PS nga 20 karta identiteti për t’i pasur si vota të sigurta.
Pjesë nga diskutimi në studio:
I bëj thirrje zyrës së DEA Në Tiranë, të vinë e të instaloheni në Vorë për të parë si grupet kriminale përdorin paratë e pista atje.
Sa grupe veprojnë?
Jemi në fazë hetimi. Kryebanditi dhe ai që drejton simfoninë është Rama, dihen lidhje e tij me krimin në Shqipëri.
Vora vatër e nxehtë. Si mendoni do jetë 14 maji për Vorës?
Do jetë ditë e bukur. Kemi një sistem votimi e numërimi elektronik, rezultati do dalë brenda 1 orë nga mbyllja e procesit.
Mos prisni nga opozita t’i bjerë violinës. Do marrim çdo masë për të parandaluar çdo gjë të jashtë ligjshme e për ta denoncuar.
Koha kur PD linte terren bosh e nuk shkelte në vende të caktuara për shkak të grupeve kriminale ka marrë fund një herë e mirë.
Alibeaj akuzon PD e Berishës dhe mazhorancën në lidhje me bandat. Si e komentoni?
E ndoqa dhe më erdhi shumë keq. I them të vij në Vorë e të shohë kush i ka bandat dhe kush i bën shantazhet. Kur të vijmë në qeverisjen vendore bandat do shkojnë përballë drejtësisë. Në këto zgjedhje mendoj që Vora do jetë më e qetë se sa në zgjedhjet e tjera, ne do të bëjmë gjithçka që qytetarët t’i drejtohen të qetë e të pa shantazhuar në kutitë e votimi, pavarësisht se për kë do të votojnë.
Objektivi ynë është 9 mijë në bashkinë e Vorës.
Sot kryetari i bashkisë Vorë po i bën presion administratës i kërkon nga 20 karta identiteti që t’i ketë vota të sigurta sepse e ndjen tërmetin që ka nën këmbë.