Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Vlorës.
Një turist austriak, rreth 60 vjeç ka humbur jetën, rrugës për në spital.
Ndërhyrja e mjekëve ka qenë e shpejtë, pasi ai kishte ngelur në det, po nuk ka mundur të shpëtojë.
Mësohet se viktima kishte ardhur në Shqipëri për sezonin turistik, por fatkeqësisht ataku kardiak i ka marrë jetën turistit.
Ky është rasti i dytë i mbytjeve në det për nisjen e sezonit turistik. I pari ishte turisti kosovar në zonën e Velipojës.
/Priza.al/