Rusi/ Bomba shkakton evakuime masive

Tre mijë njerëz janë evakuar nga shtëpitë e tyte në Belgorod të Rusisë pasi u gjet një bombë e pashpërthyer. Kjo vjen 2 ditë pasi Rusia hodhi aksidentalisht një bombë në të njëjtin qytet duke dëmtuar shtëpi dhe plagosur disa njerëz.

Guvernatori i vendit, Vyacheslav Gladkov, konfirmoi në Telegram se 17 rezidenca banimi duhej të rrethoheshin brenda një rrezeje prej 200 metrash, duke prekur 3 mijë vetë të cilët janë evakuar nga shtëpitë e tyre.

Pajisja e pashpërthyer u gjet në të njëjtën zonë ku bomba u hodh aksidentalisht të enjten në mbrëmje, duke lënë një krater të madh rreth 20 metra të gjerë afër qendrës së qytetit.

Qyteti ndodhet rreth 40 km  nga kufiri me Ukrainën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *