Tre mijë njerëz janë evakuar nga shtëpitë e tyte në Belgorod të Rusisë pasi u gjet një bombë e pashpërthyer. Kjo vjen 2 ditë pasi Rusia hodhi aksidentalisht një bombë në të njëjtin qytet duke dëmtuar shtëpi dhe plagosur disa njerëz.
Guvernatori i vendit, Vyacheslav Gladkov, konfirmoi në Telegram se 17 rezidenca banimi duhej të rrethoheshin brenda një rrezeje prej 200 metrash, duke prekur 3 mijë vetë të cilët janë evakuar nga shtëpitë e tyre.
Pajisja e pashpërthyer u gjet në të njëjtën zonë ku bomba u hodh aksidentalisht të enjten në mbrëmje, duke lënë një krater të madh rreth 20 metra të gjerë afër qendrës së qytetit.
Qyteti ndodhet rreth 40 km nga kufiri me Ukrainën.