U kap me kanabis, arrestohet 31-vjeçari nga Kosova në Kakavijë

Një 31-vjeçar shqiptar nga Kosova është arrestuar ditën e sotme në Kakavijë. I riu u kap në vijën e dytë të kontrollit, pasi në çantën e tij iu gjet një sasi e konsideruar kanabisi. I riu është dërguar në komisariatin e Gjirokastrës dhe mbi të rëndon akuza për trafik të lëndëve narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në kuadër të intensifikimit të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, në dalje të RSh-së, kanë goditur një rast të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në çantën e shtetasit G. Sh., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin G. Sh., 31 vjeç, banues në Kosovë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *