Presidenti Bajram Begaj ka uruar sopranon Ermonela Jaho për çmimin ‘Artistja e Vitit’. Begaj në ‘Facebook’ shkruan se Jaho është një Ambasadore e shkëlqyer e Shqipërisë në botë dhe se arritjet e saj kanë mirënjohjen e qytetarëve tonë.
Postimi i plotë:
Urime Ermonela Jaho, për çmimin “Artistja e Vitit” nga International Classical Music Aëards!
Ju jeni një Ambasadore e shkëlqyer e Shqipërisë në botë, ndaj arritjet tuaja artistike kanë duartrokitjet dhe mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve!