Ndonëse kanë kaluar vetëm pak ditë që kur iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, Kryeministri Edi Rama ka kërcyer sërish mes qytetarëve në ritmet e muzikës së fushatës për zgjedhjet e 14 Majit, e cila nga një pjesë e madhe u cilësua si tallava.
Ditën e sotme gjatë një takimi në Elbasan i pranishëm ishte edhe këngëtari që ka bërë këtë këngë, Petrit Vullkani i cili performoi live. Rama nuk u përmbajt duke nisur kërcimin mes vajzave dhe grave të mbledhura në takim.
“Ata tallavasë i marrin të keqe. A thua se po dëgjojnë gjithë ditën Mozzartin. Këta rrinë dhe dëgjojnë gjithë ditën se çfarë del nga zorra qorre dhe pastaj bezdisen nga ritmi i një kënge. Kjo meriton në përgjigje me Tit Vullkanin. Fushata dhe rruga drejt 14 Majit duhet të jetë me nota të rëndësishme shprese dhe vështrimi nga e ardhmja”, tha Rama.
Gjatë takimit Rama premtoi se brenda 2030 do sjellë Grand Premium të Formula 1 në Elbasan.
‘Mbajeni mend që ne do të sjellim Grand Premium të Formula 1 në Elbasan brenda 2030, kulmin e një industrie komplet të re dhe komplet tjetër të sportit që lidhen me të gjitha gjëra e tjera në ekonomi.”, tha Rama