Organizonin lojëra fati në ambientet e një lokali, 4 të arrestuar në Tiranë

4 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për organizim të lojërave të fatit. Mësohet se në pranga kanë të rinjtë, pasi në telefonat e tyre vendosin baste sportive. Po ashtu janë sekuestruar telefonat, në të cilët vendoseshin bastet sportive.

Njoftmi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game over 4”. Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, një rast i organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e një lokali. Vihen në pranga 4 shtetas. Sekuestrohen 4 aparate celulare.  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur një rast të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Game over 4”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: – E. I., 30 vjeç, K. K., 34 vjeç, K. K., 26 vjeç, L. B., 53 vjeç, të katërt banues në Tiranë. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u kapën në flagrancë, në një lokal në rrugën “Robert Shvarc”, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *