Makina përplaset me kamionçinën në aksin Shkodër-Velipojë, një e lënduar

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të dielë në aksin Shkodër – Velipojë. Një automjet është përplasur me një kamionçinë.

Nga aksidenti është lënduar lehtë pasagjerja, e cila ishte në autoveturë. Ndërkohë, drejtuesi i kamionçinës dhe autoveturës nuk kanë pësuar dëmtime.

Aksi Shkodër – Velipojë ka pasur këtë të dielë një fluks të automjeteve, ku shumë qytetarë kanë zgjedhur të kalojnë të dielën në zonën turistike të Velipojës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *