Është mbyllur procesi i zgjedhjeve në veri të Kosovës. Në garë ishin janë dhjetë kandidatë, prej të cilëve vetëm një nga komuniteti serb.
Pjesëmarrja ishte e ulët. Mirëpo ajo që është vënë në dukje është se nuk mungonin vetëm votuesit serbë, por edhe ata shqiptarë. Dalja në zgjedhje deri në orën 15:00 ishte 2.4 për qind.
Procesi zgjedhor u bojkotua nga partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, e cila po ashtu bëri thirrje për bojkot.
Autoritetet nuk kanë raportuar për ndonjë pengim të procesit zgjedhor.