Greqia merr vendimin, ja kur hapen kufijtë për vizitorët shqiptarë

Greqia ka vendosur që të hapë kufijtë me Shqipërinë duke filluar nga data 28 Qershor. Vendimi është marrë sot nga ministria greke e turizmit.

Ky vendim erdhi pas rekomandimit të KE-së, ku u drejtohej shteteve të BE-së që të hiqnin kufizimin e udhëtimit për disa shtete, ku mes tyre ishte edhe Shqipëria.

Këto kufizime, sipas Këshillit duhet të hiqen gradualisht teksa kjo listë do të rishikohet çdo dy javë.

Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 18 qershori 2021 vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve nga:

Shqipëria
Australia
Izraeli
Japonia
Libani
Zelanda e Re
Republika e Maqedonisë së Veriut
Ruanda
Serbia
Singapori
Korea e jugut
Tajlandë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *