Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Shkodër rreth orës 2:00 të mëngjesit.
Sasia e tritolit është vendosur në lokalin në pronësi të shtetasit me inicialet F.K, 45 vjeç.
Nga shpërthimi i lendes plasëse fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje.