Pas përfundimit të provimit të gjuhës së huaj, 34 mijë maturantët kanë pasur në dorë rezultatin.
Në këtë provim ka pasur 36 dhjeta absolute, ose pesë fish më pak se viti i shkuar. Numri i maturantëve ngelës është 2199. Deri në fundin e muajit maturantët do të kenë marrë rezultatet për të katër provimet e kryera, siç e kërkon rregullorja, dy javë pas zhvillimit të tij.
Në datën 21, priten të dalin notat e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe katër ditë më vonë ato të Matematikës, provimit të kontestuar nga shumica dërrmuese e maturantëve.
/Priza.al/