Dinamika e aksidentit të ndodhur disa ditë më parë në aksin Korçë-Pogradec, ku mbeti viktimë një 16-vjeçar dhe u plagos i vëllai 21-vjeç është zbardhur plotësisht.
Mësohet se shkak për aksidentin e rëndë u bë shpejtësia tepër e lartë me të cilin 21-vjeçari drejtonte automjetin që shkaktoi edhe humbjen e kontrollit.
Ky segment rrugor është vendosur nën mbikqyrje të fortë policore me patrulla të levizshme në orë të ndryshme të ditës dhe natës.