Vendoret/ Rama fushatë ‘të gjelbër’ në Durrës

Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Durrësit, aty ku po mbjell pemë të tjera për të dhënë shembujt e transformimit të gjelbër pjesë të fushatës vendore.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë, ka theksuar faktin se qyteti falë punës së bashkisë do të gjallërohet nga të rinjtë e të rejat që kanë dëshirë të aktivizohen në sport.

Pjesë nga fjala e Ramës: “Deri pak vite më parë këtu gjendej një plagë e madhe e qytetit të Durrësit, fusha e mbledhjes së plehrave prej shumë dekadash, e cila ishte kthyer edhe në një skemë ku trupat e televizioneve të huaja vinin për të xhiruar e për të bërë kronika tejet të zymta për Shqipërinë.

Sot është realitet 100% ndryshe, i transformuar nga një hapësirë ku kishte vetëm plehra dhe kafshë që vinin rrotull mes tymit në një hapësirë e cila së shpejti do të gjallërohet nga gjithë ata të rinj e të reja që kanë dëshirë të aktivizohen në sport por edhe nga familje në ditët e pushimit apo orët e pasdites që do të duan të kalojnë në një mjedis mes gjelbërimit dhe i patrazuar nga zhurmat e makinave.

Pemët do të qëndrojnë pas shumë e shumë fushatave për t’i bërë hije tokës e për të shtuar përmasën e gjelbërt”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *