Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë ditën e sotme një deklaratë për shtyp në të cilën është fokusuar në zgjedhjet vendore në bashkitë e jugut të vendit.
Ai ka theksuar diferencat e dukshme sipas tij të kandidatëve të opozitës me ato të Partisë Socialiste.
Berisha ka denoncuar se në qytetin e Sarandës pritet të zhvarrosen trupat e pajetë të disa personave, me qëllimin për të ndërtuar pallate qeveritare.
Pjesë nga fjala e Berishës: “Me një padurim, me një kthjelltësi dhe vendosmëri po presim 14 majin për të firmosur ndryshimin. Për të firmosur shpëtimin e bashkive të tyre dhe të Shqipërisë nga kthetrat e zeza të mafias qeveritare dhe subqeveritare. Kudo që shkova, gjeta qytetarë të revoltuar, gjeta qytetarë të cilët nuk përmbanin ndjenjat gjer në urrejtje ndaj qeverisë dhe shtetit të mafies.
Kudo ku shkova, gjeta reagime të fuqishme ndaj plaçkitjes që pasurive publike të banorëve të këtyre bashkive, një kontrast i madh ekzistonte dhe kishte elektrizuar klimën elektorale.
Skandalet dhe aferat e tyre të zeza nxin në Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Sarandë, Delvinë, Konispol, Libohovë.
Misioni i ri i tyre ishte i qartë: plaçkitja e pasurive publike,
Në Sarandë, mafia e Durrësit e cila po humbet Durrësin falë fitores së Igli Carës, është vërsulur të pushtojë Sarandën, me të deleguar Alket Hysenin, i cili ka marrë përsipër të zhvarrosë të vdekurit në Sarandë për të ndërtuar pallate qeveritare. Zhvarrosja e të vdekurve, misioni kryesor i mafiozit Alket Hyseni, i cili ka përballë Ardit Cikulin, një qytetar shembullor, serioz, të përkushtuar ndaj të cilit nuk rëndon asnjë aferë.”