Shkodra në “lupën”e bluve/ Ekzekutimi i Nikulajt, në mjetin ku hipi vrasësi ishin tre persona

Në atutomjetin tip “Land Rover Defender”, në të cilin hipi personi që vrau biznesmenin dhe eksponentin politik Ardian Nikulaj, ndodheshin tre persona. Këto detaje janë zbuluar nga kamerat e sigurisë që kanë pikasur automjetin përgjatë fshatit Kukel. Dyshimet janë që motori që autori përdori në krim, është futur gjithashtu në këtë mjet, megjithatë verfikimet janë në proces sipër.

Modeli i rrallë i kësaj makine do të bëjë që hetuesit ta kenë më të lehtë verifikimin e saj, kështu që janë duke u verifikuar të gjitha pamjet filmike të kamerave të sigurisë në rrugët që mund të ketë përshkruar ajo. Gjithashtu po shqyrtohen edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë në disa lagje të Shkodrës, që njihen për praninë e personave me precedentë penalë.

Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Autori, siç u pa nga pamjet, mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja.

Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën. Deri më tani raportohet se në atentat kanë marrë pjesë të paktën 3 persona. Dy prej tyre kanë marrë pjesë si vëzhgues, ndërsa një ka qenë organizatori.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *