Kryetari i Rithemelimit Sali Berisha ka akuzuar ministren e Turizmit Mirela Kumbaro, si dhe ish-sekretaren e Përgjithshme të saj, Elira Kokona për përfshirjen në afera dhe skandale korruptive.
Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se sekretarja e Kumbaros prej vitesh mbronte si avokate paditësit e shtetit dhe më pas këto të ardhura i ndante me ministren, Ramën dhe Agaçin.
Pjesë nga fjala e Berishës: “Në jug konstatova se socialistët urrenin masivisht Rilindjen si një sekt hajnie.
Konstatova se Edi Rama kishte filluar terrorin, angazhuar policinë, policinë bashkiake për të terrorizuar qytetarët. Por nga ana tjetër, e sigurt është se kandidatët e primarëve do jenë kandidatët e fitores.
Libohova, ju e patë vetë, një pritje e zjarrtë, një revoltë e thellë. Se çfarë kishte bërë Edi Rama me ndrikull-Sherrin, kishin hequr kandidatin e tyre dhe kishin vu kushëririn e parë të kandidatit të primareve. Konstatova se në Libohovë, deputetes Kumbaro nuk i thërriste kush Kumbaro, i thërrisnin Mirela Sherri.
Kësaj deputete i del emri në shumë afera, jo vetëm në ministri me tendera, të cilat përbëjnë secili vepër të rënda penale, por mos harroni se Elira Kokona, sekretare e përgjithshme e saj për vite të tëra, mbronte si avokate, paditësit e shtetit, dhe ndante paratë në atë kohë me Mirela Sherrin dhe pastaj me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin. Adil Xhelili, kandidati ynë, kishte një simpati të madhe në banorët e Libohovës, kishte një projekt të vërtetë për ndryshimin e Libohovës. Një situatë dramatike, por një vendosmëri e madhe për një kthesë historike. Një vetëdije e plotë se Edi Rama përbën një rrezik. Regjimi i tij është shkatërrimtar për Shqipërinë dhe jugun. Por kudo konstatova se atë në fakt e konsideronin gjithashtu të përfunduar me aferën McGonigal. Banorët kudo ishin të sigurt se shumë shpejt e pret fati i McGonigalit dhe nuk kishin ndërmend të besonin mashtrimet e tij.”