Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka ndarë ditën e sotme një foto nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, ku shihet nën praninë e krervë të grupeve parlamentare të AAK-së Besnik Tahiri dhe atij të LDK-së, Arben Gashi.
Basha do të marrë pjesë së bashku me delegacionin nga Kosova në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku do të shqyrtohet aplikimi i Kosovës në këtë organizatë.
“Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës me Arben Gashi dhe Besnik Tahiri, me shpresën se sot do të kemi lajm të mirë nga Komiteti i Ministrave që sot vendos mbi pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës” – shkruan Basha.